tilistja e njohur e modës dhe ish-ylli i muzikës pop, Victoria Beckham, ka bërë së fundmi një deklaratë që ka tërhequr vëmendjen e mediave.
Në një intervistë për radion “Sirius XM”, ajo u shpreh se një grua duhet të jetë “budallaqe e vërtetë” nëse nuk është në marrëdhënie të mira me të.
“Unë jam një grua që mbështet vajzat. Dua të them, duhet të jesh një budallaqe e plotë për të mos u marrë vesh me mua nëse je grua. I dua gratë dhe kjo është një nga arsyet pse bëj atë që bëj në fushën e modës dhe bukurisë. Dua t’i fuqizoj gratë, të ndaj me to këshillat dhe sekretet e mia,” – tha Victoria.
Këto deklarata vijnë në një moment kur mediat po raportojnë gjithnjë e më shumë për tensionet e supozuara midis saj, djalit të saj Brooklyn Beckham dhe nuses së tij Nicola Peltz.
Sipas raportimeve, marrëdhëniet brenda familjes Beckham janë ftohur prej katër vitesh, që nga koha kur Brooklyn (26 vjeç) dhe Nicola (30 vjeçe) po përgatiteshin për martesën e tyre në vitin 2022. Shkak i përplasjes thuhet të ketë qenë fakti që nusja refuzoi të vishte një fustan të dizajnuar nga Victoria.
Që prej asaj kohe, Brooklyn nuk është parë në disa nga festat familjare – përfshirë edhe ditëlindjet e babait të tij, David Beckham – dhe çifti i ri nuk ka marrë pjesë në sfilatat e modës të Victorias, ndryshe nga pjesa tjetër e familjes që i ndjek rregullisht. /A.Z/UBT News/
