UBT News

Victoria Beckham flet hapur për problemet me trupin dhe ushqimin në dokumentarin e ri

Victoria Beckham ka treguar se jeta në qendër të vëmendjes për më shumë se 30 vite i ka sjellë shumë vështirësi.

Në një dokumentar të ri të Netflix, që do të publikohet në shtator, zbulon se presioni i mediave dhe kritikat e ashpra në vitet ’90 i shkaktuan probleme me imazhin trupor dhe e shtynë drejt një diete shumë të kufizuar.

Victoria shfaqet e emocionuar e pranon se ka pasur lot gjatë rrëfimit, kujton si ndihej e gjykuar nga publiku e mediat britanike, madje edhe në momente delikate të jetës private. Një prej rasteve më të vështira ishte kur më 1999 u detyrua të peshohej live në televizion dy muaj pas lindjes së djalit, Brooklyn.

Burime pranë saj thonë se ky presion e bëri të rreptë me veten, duke stërvitur çdo ditë dhe duke ndjekur një regjim ushqimor të njëjtë për dekada.

David Beckham ka pranuar se bashkëshortja e tij ka konsumuar për 25 vite vetëm peshk dhe perime të ziera, vetë Victoria ka rrëfyer se e vetmja “shkelje” e vogël ka qenë një gotë tequila. Dokumentari ndalet edhe tek rrugëtimi i saj nga këngëtare e “Spice Girls” në një nga emrat më të njohur të botës së modës.

Victoria tregon se nuk ka qenë e lehtë të fitonte respekt dhe se është përballur me skepticizëm, por ka arritur të krijojë markën e saj dhe të vendoset në skenën e madhe të javës së modës në Paris.

Exit mobile version