UBT News

Viber sjell një funksion të ri, a do ta përdorësh?

Aplikacioni Viber ka prezantuar një funksion të bazuar në inteligjencë artificiale që përmbledh përmbajtjen e faqeve të internetit brenda bisedave.

Me opsionin “AI përmbledhje linku”, përdoruesit mund të marrin pasqyrë të shpejtë të artikujve, blogeve apo raporteve pa e lënë bisedën.

Funksioni ofron gjithashtu përkthim automatik: për shembull, nëse gjuha e aplikacionit është shqip dhe linku është në anglisht, përmbledhja shfaqet në shqip.

Rakuten Viber siguron se kjo veçori është falas për të gjithë përdoruesit, duke përfshirë bisedat një‑me‑një, grupet, komunitetet dhe kanalet.

Teknologjia funksionon vetëm me linke nga interneti dhe nuk përpunon mesazhet private të përdoruesve. /A.Z/UBT News/

 

Exit mobile version