Veza është ushqim i pasur në ushqyes që gjen përdorim të larmishëm në kuzhinat tona, ato mund t’i ziejmë, t’i skuqim, t’i rrahim e t’i përdorim në gatime të ëmbla, të kripura, e të ndërmjetme. Kur vjen puna tek vlerat shëndetësore duhet të zgjedhim mënyrën më të mirë të servirjes së vezës.
Njerëzit janë të ndarë në dy fronte: ata që e duan të zier dhe ata që e duan të skuqur. Vezët përmbajnë shumë proteina, ndaj janë më të preferuarat nga atletët e sportistët, po ashtu vezët janë burim i mirë i vitaminës A, hekurit, seleniumit dhe proteinës.
Mënyra e gatimit të vezës ka rëndësi në përthithjen e ushqyesve dhe vlerave ushqimore.
Ndryshimi mes vezës së skuqur dhe të zier:
Kaloritë dhe përmbajtja e yndyrës – Një vezë e zier përmban 77 kalori, e skuqura ka 90 kalori, veza e zier ofron 5 gramë yndyrna, 2 prej të cilave janë të ngopura. Veza e skuqur ofron 7 gramë yndyrna 2 prej të cilave janë të ngopura, nëse përdorni gjalpë, përmbajtja e yndyrnave rritet dhe po kështu kolesteroli.
Vlerat ushqyese – Zierja dhe skuqja e vezës e pajis organizmin me 6 gramë proteinë. Si e skuqur, si e zier, veza të ofron 2-3 përqind të dozës ditore të kalçiumit dhe 10 përqind të fosforit, dy minerale të rëndësishme për shëndetin e kockave.
Veza ofron 22 përqind të dozës së rekomanduar ditore të seleniumit që shërben si antioksidant, një vezë në ditë ofron 0.56 mikrogramë nga 2.4 mikrogramët e vitaminës B12 që duhet të konsumoni. Ky ushqyes luan rol kryesor në sistemin qendror dhe është thelbësor për formimin e qelizave të kuqe të gjakut.
Shqetësimi i vetëm në krahasimin mes të dy llojeve të gatimit qëndron tek kolesteroli. Veza përmban 210 miligramë kolesterol.
Zierja është mënyra më e sigurt për gatim, yndyrnat që përdorni në skuqje rrisin kolesterolin, vezët janë të mira për shëndetin dhe një i rritur mund të hajë një vezë në ditë pa u shqetësuar për kolesterolin. Ngrënia e vezës në mëngjes si pjesë e një regjimi të kujdesshëm shëndetsor mund t’ju ndihmojë të humbisni në peshë.
Këshilla për vezët e ziera – Vezën e zier mund ta kombinonin në sallatat me spinaq, patate, pulë apo peshk si një element i domosdoshëm i ushqyerjes së shëndetshme. /UBT News/