UBT News

Vetura që “hodhi në ajër” dy qytetarë në Prishtinë, policia e cilëson vrasje në tentativë

Vetura që “hodhi në ajër” dy qytetarë të hënën në Prishtinë po cilësohet nga Policia e Kosovës si vrasje në tentativë.

Sipas policisë dy viktimat meshkuj kanë pranuar tretman mjekësor pasi që të njëjtit kanë qenë në këmbë janë goditur nga një veturë, e cila është larguar në drejtim të panjohur.

“Dy viktimat meshkuj kosovarë kanë pranuar tretman mjekësor pasi që, të njëjtit derisa kanë qenë ne këmbë janë goditur nga një veturë e cila është larguar në drejtim të panjohur. Rasti ne procedure hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. 

Exit mobile version