Një veturë me targa të Serbisë ka tentuar të hyjë ilegalisht në Kosovë. Në raportin e Policisë bëhet e ditur se vetura me targa të Serbisë është ndalur pasi gjatë legjitimimit ka rezultuar se e njëjta ka hyrë ilegalisht në Republikën e Kosovës.
“Në konsultim me prokurorin pas inicimit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
Rasti ka ndodhur të martën në Leposaviq.