Një fëmijë ka vdekur të hënën mbrëma si pasojë e plagëve të marra pas goditjes nga një veturë në fshatin Kovragë të Istogut.
Sipas njoftimit, deri te aksidenti ka ardhur pasi i dyshuari duke mos iu pёrshtatur kushteve tё rrugёs e godet viktimën tё cilit i shkakton lëndime tё rёnda trupore dhe si pasojё e lëndimeve fëmia ndёrroi jetё.
“Pejë, 16 gusht 2022-Ju informojmë se me datë 15 gusht 2022, rreth orës 17:15, policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Kovrag- Istog. Në këtë aksident ishin të përfshira një veturë dhe një këmbësor (fëmijë). Deri te aksidenti ka ardhur deri sa i dyshuari ishte duke qarkulluar ne rrugën Pejё-Mitrovicё, i njëjti duke mos ju pёrshtatur kushteve tё rrugёs e godet viktimën tё cilit i shkakton lëndime tё rёnda trupore, i njëjti dёrgohet nё QKMF-Istog e me pas nё Spitalin Rajonal nё Pejё, dhe si pasojё e lëndimeve femia ndёrron jetё, kёtё e kanё konfirmuar ekipi mjekёsor”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për Obduksion. I dyshuari dërgohet në mbajtje./UBTNews/