UBT News

Vetura godet për vdekje gazetarin Hysni Syla

Ka ndërruar jetë gazetari Hysni Syla pasi u godit nga një veturë të martën në Mitrovicë.

Syla ndërroi jetë në moshën 71-vjeçare.

Për vdekjen e tij ka shprehur ngushëllime Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës për vdekjen e tij. Në ngushëllimin e AGK-së thuhet se Syla për shumë vite bashkëpunoi me gazetat si Bota Sot dhe Kosova Sot, drejtoi Shoqatën e Gazetarëve në Mitrovicë, si dhe për një kohë punoi si zëdhënës i kësaj komune.

“Me pikëllim të thellë kemi pranuar lajmin për vdekjen e gazetarit, Hysni Syla. Ai vdiq në moshën 71-vjeçare pasi u godit me veturë mbrëmë në Komunën e Mitrovicës. Syla për shumë vite bashkëpunoi me gazetat si Bota Sot dhe Kosova Sot, drejtoi Shoqatën e Gazetarëve në Mitrovicë, si dhe për një kohë punoi si zëdhënës i kësaj komune. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e vlerëson lartë kontributin dhe përkushtimin që Syla pati për gazetarinë. Njëherësh, u shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të gazetarit, Hysni Syla”, thuhet në telegram ngushëllimin e AGK-së. 

Exit mobile version