UBT News

Vetura e princeshës Diana shitet për mbi 72 mijë dollarë në ankand

Një veturë që princeshës Diana ia bleu princi Charles si dhuratë fejese, u shit për më shumë se 72 mijë dollarë në ankand. Ford Escort i vitit 1981, u shit 30 mijë dollarë më shumë sesa që pritej.

Sipas vlerësimit të ankandit, çmimi i veturës mund të arrinte shifrën mes 40-50 mijë dollarë. Por çmimi përfundimtar ishte 72 mijë dollarë.

Vetura iu dha princeshës Diana nga princi Charles në maj të vitit 1981, dy muaj para martesës së tyre. Princesha e drejtoi këtë automjet deri në gusht të vitit 1982.

Makina ishte shitur të martën me numrin e saj origjinal të regjistrimit, bojërat dhe radion.

“Fordi ishte makina personale e princeshës Diana në fazën e parë dhe më të lumtur të lidhjes së saj me princin e Uellsit dhe ka shumë fotografi të saj duke e vozitur dhe madje duke e shikuar princin duke luajtur polo, e ulur në të”, thuhej në prononcimin e Deeman Dansie, shtëpisë së Ankandit.

Nga ankandi thonë se shitësja e veturës ishte një grua, adhuruese e flaktë e princeshës Diana, e cila e kishte mbajtur veturën e saj sekret madje edhe nga miqtë e saj./UBTNews

Exit mobile version