UBT News

Vetura bie në lumë, vdes një person

Një veturë ka rënë në lumë në fshatin Komoran, ku për pasojë ka vdekur një person. Policia e Kosovës njofton se njësitë policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar se në atë veturë kishin qenë dy persona vozitësi dhe një pasagjer.

“Vozitësi i veturës ishte nxjerrë nga lumi dhe për shkak të lëndimeve është dërguar në QKUK, kurse pasagjeri – viktima ishte nxjerrë nga lumi pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e PK-së./UBTNews

Exit mobile version