Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro duhet të vetizolohet për pesë ditë pas kthimit të tij nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në New York.
Ministri i Shëndetësisë i Brazilit, Marcelo Queiroga rezultoi pozitiv me COVID-19 dhe u detyrua të qëndrojë në një hotel në New York.
Pothuajse 50 persona nga delegacioni i tij duhet të vetizolohen deri të shtunën.
Rregullatori shëndetësor i Brazilit, Anvisa, ka rekomanduar dy javë karantinë për presidentin dhe delegacionin e tij.
Bolsonaro thotë se nuk është vaksinuar ende kundër COVID-19 meqë në muajin korrik rezultoi pozitiv me COVID-19. Nga zyra e tij thanë se ai do të testohet çdo ditë dhe do të qëndrojë në izolim vetëm nëse rezulton pozitiv./UBTNews