UBT News

Vetizolohet kryeministri i Polonisë

Kryeministri i Polandës, Mateusz Morawiecki deklaroi se u vetizolua pasi javën e kaluar u takua me një person që rezultoi pozitiv me COVID-19.

Me anë të një mesazhi, Morawiecki deklaroi se Qeveria e tij po punon normalisht. Ai i urdhëroi qytetarët ta respektojnë distancën, t’i mbajnë maskat dhe t’i dezinfektojnë duart.

Polanda ka një rritje të rasteve me COVID-19, me mbi 5 mijë raste të konfirmuara të marten dhe 63 viktima.

Në total, numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në Poloni ka shkuar në 135 mijë, me më shumë se 3 mijë e 100 viktima./UBTNews

Exit mobile version