UBT News

Vetitë e shkëlqyera të karafilit në mjekësinë natyrale

Këtë erëz e quajmë karafil , por është ndryshe nga karafili që kultivojmë në saksi. Emri shkencor është Eugenia Caryphyllata dhe e ka origjinën nga Indonezia. Sot kultivohen në gjithë zonën tropikale.

Kokrrat e karafilit përmbajnë flavonoide, e përbërje të dobishme mes të cilave eugenol, substancë me fuqi analgjezike e kësaj erëze.

Në Mesjetë quhej një ilaç për gjithë të këqijat.

Benefitet e karafilit

Edhe nëse nuk besoni në mrekulli, benefitet shëndetësore të kokrrave të karafilit janë konfirmuar edhe nga shkenca moderne.

Anti-inflamator – Kokrrat e karafilit lehtësojnë inflamacionin në gojë, mishrat e dhëmbëve, afte, herpes, stomatit dhe dhimbjet e fytit. Në këto raste duhen mbajtur në gojë si karamele, duhen përdorur si çaj ose si gargarë me disa pika vaj.

Tretës – Të marra në formën e çajit, kokrrat e karafilit njihen për vetitë tretëse. Ndihmojnë në punën e stomakut dhe largojnë gazrat e tepërta inestinale.

Kundra erës së keqe së gojës – Nëse keni një takim të rëndësishëm përtypni një karafil. Është shumë efikas edhe në rastet kur keni ngrënë hudhër.

Antioksidant – Një tjetër benefit është se kokrrat e karafilit janë 80 herë më antioksidante se një mollë. Kështu që konsumi i këtyre kokrrave ndihmon në luftën kundra plakjes së qelizave.

Dhimbje dhëmbësh –  Vaji esencial i karafilit është një ilaç i shkëlqyer natyral për të trajtuar dhimbjen e dhëmbëve. Mjafton të vendosni një kokërr karafil pranë vendit ku keni dhimbje dhe të prisni disa minuta, shkruan living.al.

Dhimbje koke – Përtypja e disa kokrrave karafila ose çaji është mënyrë e shkëlqyer për të lehtësuar dhimbjen e kokës e për të parandaluar lodhjen mendore.

Afrodiziak – Kokrrat e karafilit janë konfirmuar për fuqitë e tyre afrodiziake. Gjithashtu i japin fuqi afrodiziake çdo pjate me të cilën shërbehen.

Antimikrobik – Çaji i kësaj erëze përdoret për të luftuar mykun e lëkurës, shpesh së bashku me trumzën dhe korianderin.

Për të konservuar ushqimin – Kokrrat e karafilit pengojnë procesin e oksidimit të lipideve duke bërë që ushqimet të ruhen më gjatë.

Të vjella – Kokrrat e karafilit përdoren edhe kundër të vjellave, problemeve në tretje dhe shqetësimeve intestinale.

Si përgatitet çaji i karafilit?

Përbërësit:

3-4 kokrra karafil

1 gotë ujë

Përgatitja:

Mbushni një çajnik me ujë. Shtoni kokrrat e karafilit e vendoseni të ziejë. Mbuloni me kapak e fikni zjarrin. E lëmë për 10 minuta derisa çaji të jetë i vakët.

Exit mobile version