UBT News

Vetitë e pabesueshme të panxharit

Panxhari, i pasur me antioksidantë, është një ndër produktet që nuk duhet t’i mungojë tryezës suaj.

8 arsye kryesore, pse duhet të konsumoni panxhar:

– Ka veti antiinflamatore. Përbërësit që gjenden tek panxhari kanë treguar se luajnë një funksion të rëndësishëm për sëmundjet inflamatore.

– Eshtë i pasur me antioksidantë. Panxhari përmban plot antioksidantë të tillë si betakaroten, vitaminë C dhe mangan. Këto antioksidantë kanë funksion për të mbrojtur trupin nga efektet e stresit oksidativ, i cili mund të ndihmojë në forcimin e sistemit imunitar duke shmangur sëmundjet.

– Ndihmon shëndetin e trurit: Ka patur disa studime të vazhdueshme të profilit të lartë që tregojnë se konsumi i lëngut të panxharit mund të ulë presionin e gjakut, lëngu i panxharit, gjithashtu rrit përfusionin apo rrjedhjen e gjakut, në tru!

– Janë të rëndësishme për detoksifikimin e trupit. Pigmentet që i japin ngjyrën panxharit të sheqerit janë pikërisht edhe pigmentet të cilat luajnë një rol tepër të rendësishme në promovimin e shëndetit optimal. Ato punojnë si antioksidantë ose agjentë antiinflamator. Kështu ndihmojnë trupin duke neutralizuar toksina dhe duke ndihmuar në procesin natyror të qelizës, detoksifikimin.

– Janë burim i madhi i folateve, ndryshe acidi folik, qe ështe një nga tetë vitaminat e grupit B dhe ështe e nevojshme për formimin e qelizave të kuqe dhe të bardha të gjakut në palcen e eshtrave, konvertimin e karbohidrateve në energji dhe prodhimi i ADN-së dhe ARN. Folate ështe gjithashtu thelbësore për të ulur rrezikun e sěmundjeve të zemrës dhe goditjet në tru. Një filxhan panxhar permban 148 mcg folate!

– E ul presionin e gjakut- nitratet janë një përbërës i veçantë në panxhar, që ulin presionin e gjakut dhe mund të ndihmojnë për të luftuar semundjet e zemrës.

– Mund të luftoje kancerin për shkak të nivelit të lartë të antioksidanteve dhe anti inflamatore, nuk ështě çudi që panxhari i sheqerit të jetë i dobishëm në uljen e rrezikut të shumë llojeve të kancerit.

– Përmban vitaminën C!/dritare.net

Exit mobile version