Një person dyshohet se ka vrarë veten në Suharekë. Policia e Kosovës njofton se rastin e ka raportuar djali i tij.
Policia njofton se në vendin e ngjarjes është gjetur një armë nuk dihet lloji.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se babai i tij dyshohet të ketë bërë vetëvrasje. Viktimën e kanë dërguar me urgjencë në spital pastaj sipas mjekëve viktima ka vdekur pasi kishte plagë të rënda”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia e ka cilësuar rastin si ‘vrasje’./UBTNews