Një person është vetëvrarë dje rreth orës 15:55 në parkun e Arbërisë në Prishtinë. Policia e Kosovës njofton se me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Rreth orës 15:55 njësiti policorë në parkun e Arbërisë ka hasur viktimën mashkull kosovar i cili dyshohet se kishte kryer vetëvrasje. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse”, thuhet në njoftimin e PK-së./UBTNews