Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se mbrëmë rreth orës 22:41 në Qendrën Korrektuese në Dubravë është gjetur i vdekur një 29-vjeçar. Shërbimi Korrektues njofton se ai u vetëvra.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se mbrëmë rreth orës 22:41 në Qendrën Korrektuese Dubravë, i burgosuri me inicialet V. H i lindur më 1991, është gjetur i vdekur si pasoj e vetvarjes.Me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues dhe atij mjekësor të qendrës, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur të kthejnë në jetë dhe si pasojë i njëjti ka ndërruar jetë.”, njofton Shërbimi Korrektues i Kosovës.
Sipas Raportit Mjekësor të Stacionarit, i burgosuri V.H në vazhdimësi ka pasur probleme shëndetësore të natyrës mendore për çka është trajtuar në vazhdimësi nga mjeku i burgut, psikiatri, psikologu, si dhe nga specialistët e Klinikës Psikiatrike dhe asaj Forenzike.
“Personi në fjalë ishte i dënuar për veprat penale: Lëndim i rënd trupor dhe Vjedhje e rend.Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, ndërsa SHKK ka themeluar Komisioni Hetimor Administrativ.”, njofton Shërbimi Korrektues i Kosovës./UBTNews