UBT News

Vetëvendosje paralajmëron konferencë për media para vazhdimit të seancës konstituive

Lëvizja Vetëvendosje pritet të mbajë sot një konferencë për media në orën 10:00, në hollin pranë zyrës së Grupit Parlamentar të kësaj partie në Kuvendin e Kosovës. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i LV-së, Arlind Manxhuka, ndërsa në konferencë do të flasin Glauk Konjufca dhe Albulena Haxhiu.

Nuk janë dhënë detaje lidhur me temat që do të trajtohen, por konferenca mbahet në prag të vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cila hyn në tentativën e saj të 38-të për konstituim.

Procesi i konstituimit ka mbetur i bllokuar për shkak të mospajtimeve ndërmjet partive politike rreth zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, duke zgjatur kështu krizën institucionale për më shumë se tre muaj pas zgjedhjeve.

Exit mobile version