UBT News

Vetëvendosja do të diskutojë rregullimin e ligjit për martesat e gjinisë së njëjtë

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila në një konferencë për media ka thënë se grupi i saj parlamentar do të diskutojë për rregullimin e ligjit të martesave të gjinive të njëjta.

Kjo referencë e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes Kusari pret të mbështetet nga të gjithë deputetët pa dallim partie politike.

“Grupi parlamentar i VV-së do ta ketë në diskutim, natyrisht secili grup parlamentar ka zëra të ndryshëm në lidhje me një referencë, dhe kjo referencë ka të bëjë me rregullimin e martesës së gjinisë së njejtë me një ligj tjetër të veçantë, i cili nuk duhet t’i ndalojë as ata që janë me pikëpamje konservative të votojnë këtë projekt-kod për arsye të rëndësisë dhe peshës, kjo veç e tregon se në shoqërinë tonë do të vazhdojë ky debat, është debat përmbajtjesor dhe tepër i rëndësishëm në raport me të drejtat bazike elementare njerëzore. Ky projekt-kod është tepër i rëndësishëm dhe duhet të mbështetet nga gjithë deputetët pa dallim”, ka thënë Kusari Lila pas mbledhjes së kryesisë.

Shqyrtimi i parë i këtij projekt-kodi civil pritet të bëhet në seancën parlamentare të enjtes./UBTNews

Exit mobile version