Një grup qytetarësh dhe përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë mbledhur sot në një protestë para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës. Shkak për këtë grumbullim u bë kundërshtimi i ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, si shkak i përmbajtjes të pasaktë të te dhënave.
Gjatë zhvillimit të protestës, pati një tentativë të pjesëmarrësve për të hyrë në hapësirat e brendshme të oborrit të Kuvendit, gjë që solli edhe praninë e forcave të rendit në hyrjen kryesore. Situata u përcoll me kërkesën e protestuesve për llogaridhënie rreth burimit të informacioneve të shfaqura në këtë ekspozitë.
Xhavit Jashari, nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, shprehu shqetësimin e tij se të dhënat e prezantuara nuk përkojnë me realitetin e luftës dhe ngriti dyshime se ato mund të jenë ndikuar nga burime të jashtme jozyrtare. Ai theksoi se veprime të tilla prekin ndjeshmërinë e familjeve të dëshmorëve dhe integritetin e luftës së UÇK-së.
Gjithashtu, z. Jashari vlerësoi veprimin e fundit të Komunës së Prishtinës për largimin e eksponateve, duke argumentuar se duhet pasur kujdes i shtuar që narrativat e luftës të mos barazohen në dëm të palës çlirimtare. Sipas tij, mbrojtja e saktësisë historike mbetet prioriteti kryesor i këtyre organizatave.
Foto:ekonomiaonline
