UBT News

Vetëplagoset me armë zjarri një 50-vjeçar në Lipjan

Një burrë është vetëplagosur me armë zjarri në fshatin Mirenë të Lipjanit, ku viktima, 50-vjeçar, u dërgua fillimisht për trajtim në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas, ndërsa më pas u transferua në QKUK për kujdes të specializuar.

Drejtori i Emergjencës Naser Syla, deklaroi se gjendja e tij ishte stabile.

“Janë kryer ekzaminimet e nevojshme,pasi ishte në sallën operative të Emergjencës duke u intervenuar nga ekipët e anestezionit dhe urologjisë, pas operacionit u transferua në Klinikën e Urologjisë për trajtim të metutjeshëm”, deklaroi Syla.

Rreth ngjarjes u deklarua edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësja për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, deklaroi se në koordinim me Prokurorin e Shtetit po hetohen të gjitha rrethanat që lidhen me rastin.

“Rreth orës 12:00,   policia është njoftuar se në fshatin Mirenë të Lipjanit, një  person (mashkull) është plagosur me armë zjarri. Njësitet  policore kanë dalë në vendngjarje dhe në koordinim me Prokurorin e shtetit,janë duke u marrë me hetimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin, ndërkohë që personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti./S.K/EO/PK/

Exit mobile version