Vetëm një spital në Gazën veriore është funksional, njoftuan Kombet e Bashkuara, pasi Izraeli goditi zonat afër dhe në objektet mjekësore.
“Të gjithë, përveç njërit prej spitaleve në qytetin e Gazës dhe Gazën veriore, thuhet se janë jashtë shërbimit, që nga 13 nëntori, për shkak të mungesës së energjisë, materialeve shpenzuese mjekësore, oksigjenit, ushqimit dhe ujit, të shoqëruara nga bombardimet dhe luftimet në afërsi të tyre”, njoftoi të martën Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA).
Nga afërsisht 30 spitale dhe klinika në veri të Gazës, vetëm një strukturë mjekësore thuhet se mund të pranojë pacientë, sipas OKB-së. Të paktën 500 pacientë po përpiqen të strehohen në Spitalin Baptist Al-Ahli, në qytetin e Gazës./UBTNews/