Dy orë pas hapjes së qendrës së votimit në komunën e Zubin Potokut, për shkarkimin “pro” ose “kundër” të kryetarit të kësaj komune, Izmir Zeqiri, kanë votuar vetëm dy qytetarë.
Qytetarja e dytë që ka shfrytëzuar të drejtën e votës nga komuniteti serb ka thënë se është kundër shkarkimit të kryetarit të kësaj komune. Sipas saj, kryetari është duke bërë punë të mirë.
“Jam kundër shkarkimit të kryetarit…Po (ka punuar mirë). Duhet të shfrytëzojnë votën të gjithë”, tha ajo.