Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se vetëm 12 pacientë me COVID-19 janë të hospitalizuar në klinikat për COVID në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme.
Sipas njoftimit, 11 janë me oksigjeno-terapi dhe një në mjekimin intensiv.
Numri i pacientëve me COVID-19 dhe postCOVID, sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, katër pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 20 pacientë post-covid-19
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, një pacient
Spitali i Prizrenit, një pacient
Spital i Pejës, katër pacientë
Spitali i Gjakovës, katër pacientë
Spitali i Ferizajt, dy pacientë