Sa ujë pini relativisht në ditë? Sa gota? Sa litra? Me gaz apo pa gaz?
Uji duhet konsumuar që në mëngjes, e deri para se të flini. Duhet konsumuar para dhe pas vakteve. Për cilësinë e tij duhet të jeni të sigurtë, ashtu sikurse duhet të jeni edhe për përfitimet që merrni direkt nga konsumi i një gote ujë.
Sa herë që keni etje, mendja duhet t’ju shkojë vetëm tek uji. Shmangni pijet energjike, çokollatat, kafeinën dhe pijet me gaz.
Trupi, lëkura, fytyra, kockat dhe dhëmbët tuaj kanë nevojë vetëm për diçka: Për ujë!
Ja 9 të mirat që merrni:
- Ju çliron nga dhimbja e kokës
- E ndihmon trurin të funksionojë më mirë
- Largon toksinat e këqia
- Ndihmon dhjamin të digjet
- Dërgon oksigjen tek të gjitha qelizat tuaja
- E mban lëkurën e re
- Mbron zemrën tuaj
- Redukton lodhjen
- Ju zgjat jetën/neps.al