Një grua ka vdekur dhe dy të tjera kanë pësuar lëndime trupore, si pasojë e një vetaksidenti të ndodhur në fshatin Sllatinë të Vitisë.
F.H., 68-vjeçare ka arritur pa shenja jete në spitalin e Gjilanit, ka konfirmuar për Gazetën Express, drejtori i këtij spitali Arsim Emini.
Emini tha se të lënduarat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa njëra ka refuzuar hospitalizimin me arsyetimin se trajtimin do ta vazhdojë në Ferizaj. Pasi që tri gratë e aksidentuara janë nga komuna e Ferizajt.
Nuk dihen arsyet që çuan deri te ky vetaksident.