Një veturë është vet-aksidentuar të enjten rreth orës 13:00 në rrugën “Ahmet Krasniqi”, në Prishtinë.
Vetura ka përfunduar në një pompë të derivatave.
Vozitësja e një veture ka marrë lëndime trupore, ndërsa lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas saj, e lënduara është dërguar për trajtim mjekësor.
“Rreth orës 13:00, është pranuar informata për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën ‘Ahmet Krasniqi’ në Prishtinë. Në këtë aksident është përfshirë një automjet dhe për pasojë vozitësja është lënduar dhe e njëjta është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Ndërkaq ajo shtoi se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij vet-aksidenti.