Një vetaksident ka ndodhur në magjistralen Gjilan-Prishtinë, më saktësisht në dalje të fshatit Bresalc.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka treguar për KosovaPress se nuk raportohet për të lënduar.
“Ka ndodhur një vetaksident në rrugën Gjilan-Prishtinë, diku në dalje të fshatit Bresalc. Një veturë është vetaksidentuar, ka dalë jashtë rrugës. Për momentin nuk raportohet për persona të lënduar”, tregoi Hashani.