UBT News

Vet-aksident në Mitrovicë, drejtuesja e automjetit pësoi lëndime trupore

Policia e Kosovës njofton se dje rreth orës 15:50, ka ndodhur një vet-aksident trafiku në Mitrovicë.

Sipas raportit të Policisë, drejtuesja e automjetit në lëvizje duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, humb kontrollin mbi drejtimin e automjetit, del jashtë rruge duke e goditur një automjet të parkuar i cili përplaset në një shtyllë.

“Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore pëson drejtuesja e automjetit e cila dërgohet në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raport./UBTNews

Exit mobile version