Policia e Kosovës njofton se dje rreth orës 15:50, ka ndodhur një vet-aksident trafiku në Mitrovicë.
Sipas raportit të Policisë, drejtuesja e automjetit në lëvizje duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, humb kontrollin mbi drejtimin e automjetit, del jashtë rruge duke e goditur një automjet të parkuar i cili përplaset në një shtyllë.
“Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore pëson drejtuesja e automjetit e cila dërgohet në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raport./UBTNews