UBT News

Veseli në Hagë: Jam tërësisht i pafajshëm

Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Kadri Veseli, është vetëdeklaruar i pafajshëm në seancën e parë gjyqësore në Gjykatën Speciale.

“I dëgjova dhe i kam lexuar të gjitha pikat e aktakuzës. Më lejoni të deklarohem se jam tërësisht i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës”, ka thënë ai.

Aktakuza e ngarkon Kadri Veselin me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit sipas të drejtës ndërkombëtare./UBTNews

Exit mobile version