Lideri i PDK-së, Kadri Veseli ka adresuar kritika ndaj Qeverisë aktuale. Kur u pyet se sa është i kënaqur me Qeverinë Hoti, i pari i PDK-së u shpreh se kjo Qeveri po mundohet të bëjë diçka, por sipas tij s’po bën asgjë.
“Vet fakti që po kalojnë seancat, e s’i kanë numrat dhe po tentojnë të kalojë diçka, e sheh se sa është qeverisje e lodhët dhe e papërgjegjshme”, deklaroi ai në një konferencë për media.
Kreu i PDK-së u shpreh se jo shpesh ndodhë që të ketë opozitë sikurse PDK-ja, që sipas tij, është e gatshme që të orientojë edhe politikat qeverisëse që janë në interes të vendit./UBTNews