UBT News

Versioni kinez i Fortnite do të mbyllet në nëntor

Fortress Night, versioni kinez i lojës së famshme Fortnite, do të mbyllet gjatë këtij muaji. Epic Games, që zotëron Fortnite, nuk dha detaje rreth vendimit për mbylljen e kësaj loje.

Sipas një njoftimi, kjo lojë e cila ishte e disponueshme në Kinë si ‘provë’ për dy vjet, do të përfundojë më 15 nëntor.

Loja fillimisht u lansua në vitin 2018 në Kinë në bashkëpunim me gjigantin kinez të teknologjisë, Tencent.

Kina vendosi kufizime strikte për kohën që fëmijët mund ta kalojnë duke luajtur lojëra në internet. Madje edhe shumë lojëra perëndimore duhet të ndryshohen për tregun kinez, për disa arsye./UBTNews

Exit mobile version