Reshjet e shiut përgjatë natës së mbrëmshme kanë shkaktuar vërshime edhe në Komunën e Gjilanit.
Kështu shumë vetura kanë ngecur në rrugë si shkak i ujit të grumbulluar në rrugë.
Nga fotografitë e ndryshme që po qarkullojnë në rrjete sociale, shihet se qyteti i Gjilanit është kapluar nga uji dhe veturat kanë ngecur në qytet, teksa uji ka depërtuar edhe në disa shtëpi.
UBTNEWS u sjell fotografitë nga vërshimet në qytetin e Gjilanit./UBTNews
