Shtëpi banimi, lokale afariste e rrugë në disa pjesë të Kosovës u vërshuan nga reshjet e shiut që kanë rënë pa ndërprerë gjatë këtyre ditëve.
Edhe gjatë së martës qytetarët po ballafaqohen me probleme në disa rrugë të vendit.
Shkak i ujit, është bllokuar edhe rruga Sllatinë-Vragoli, e ku janë krijuar edhe kolona të gjata. E bllokuar është edhe rruga që të shpien nga Fushë Kosova për në Vragoli.
Sjellim fotografi nga situata e krijuar aty:
