UBT News

Vërshime në Drenas

Për shkak të reshjeve të shiut, disa rrugë në disa lokalitete të Drenasit janë bërë të pakalueshme.

Komuna e Drenasit përmes një njoftimi për media ka kërkuar nga qytetarët të kenë kujdes të shtuar për shkak të nivelit të ngritur të ujit në disa zona.

“Ekipet përkatëse emergjente janë të njoftuara për gjendjen dhe janë në teren, te gatshëm për intervenime.Rruga Drenas-Dobroshec, përkatësisht te ‘Guri i Plakës’, është thuajse e pakalueshme me tendenca të mbylljes. Ndërsa, edhe në Shtrubullovë, shumë shtëpi banimi janë përfshirë nga uji”, thuhet në njoftimin e komunës.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar vërshime të reja në shumë vende./UBTNews

Exit mobile version