UBT News

Vërshime në disa pjesë të Pejës

Reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar dëme të mëdha në disa lagje të Pejës. Në disa fotografi që u publikuan në rrjete sociale, shihen rrugë të mbushura me ujë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës dje ka paralajmëruar vërshime në disa zona të regjionit të Dukagjinit.

“Reshjet të cilat pritet të fillojnë gjatë orëve të pas ditës së sotme datë 15/10/2020, fillimisht do të përfshin pjesën perëndimore të Kosovës (zona malore), duke vazhdua me intensitet më të shtuar në drejtim të pjesës veri – perëndimore. Intensiteti më i lartë i tyre do të jetë gjatë orëve të para të datës 16/10/2020, të cilat në disa zona mund të paraqesin mundësi për vërshime të shpejta si dhe erëra më të shprehura.”, njoftoi IHK-ja.

Instituti njoftoi se nëpër rrjedhat kryesore lumore do të ketë ngritje të lehët të niveleve gjatë ditëve në vijim, ndërsa rrjedhat me karakter malor dhe ato të rrëmbyeshme do të paraqesin mundësi për vërshime të shpejta shembje dheu dhe vështërsi në qarkullim, sidomos nëpër zonat/vendbanimet, urbane./UBTNews

Exit mobile version