Reshjet e mëdha të shiut dhe erërat e forta gjatë 48 orëve të fundit kanë shkaktuar telashe të mëdha në komunën e Deçanit.
Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj njoftoi se të gjitha fshatrat janë përfshirë nga vërshimet, dhe përveç kësaj, po përballen edhe me mungesë të energjisë elektrike.
I pari i Deçanit njoftoi se po sanohen problemet e shkaktuara nga kjo situatë.
“Deri më tani tri ekipe nga komuna bashkë me N.L “Higjiena” janë në teren dhe po mundohen që të kthejnë gjendjen në normalitet. Poashtu edhe ekipet e KEDS-it janë duke u munduar që të sanojnë problemet e shkaktuara nga kjo situatë”, shkroi Ramosaj në Facebook./UBTNews
Reshjet e mëdha të shiut dhe erërat e forta gjatë 48 orëve të fundit kanë shkatuar telashe të mëdha në…
Posted by Bashkim Ramosaj on Tuesday, December 29, 2020