UBT News

Verë në mes të vjeshtës, shënohen temperatura të larta në Francë

Jugperëndimi i Francës aktualisht po përjeton një periudhë të jashtëzakonshme të nxehti për muajin tetor. Temperaturat në disa pjesë të perëndimit janë 29 gradë celsius, që shkakton kënaqësi dhe shqetësim për banorët vendas.

Në fund të kësaj jave në rajon parashikohet që temperaturat të shkojnë deri në 30 gradë. Vende të tilla si Pau, Montauban dhe Auch (rreth Toulouse) dhe Biarritz pritet të jenë zonat më të nxehta këtë javë – rreth 7-10 gradë më nxehtë se mesatarja.

Në juglindje të vendit, qytete si Lion dhe Grenoble do të përballen me temperatura më të ulëta, midis 25 dhe 28 gradë./UBTNews/

Exit mobile version