Vera e vitit 2024 ishte më e ngrohta në histori, sipas Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike Copernicus.
Kjo ishte vera më e ngrohtë në të gjithë Evropën me 1.54 C mbi mesataren afatgjatë të viteve 1991-2020, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm nga viti 2022.
Gushti ishte gjithashtu muaji i 13-të në një periudhë 14-mujore ku temperatura mesatare globale tejkaloi 1.5C mbi nivelet para-industriale.
Pavarësisht se Britania e Madhe ka verën e saj më të freskët që nga viti 2015, pjesa më e madhe e Evropës përjetoi një verë më të nxehtë se mesatarja./UBTNews/