Vera e kaluar ishte më e nxehta që u regjistrua në Evropë ndonjëherë, sipas të dhënave të reja.
Ky ishte gjithashtu viti i dytë më i nxehtë i kontinentit në rekord, i tejkaluar vetëm nga viti 2020 dhe pak më i ngrohtë se vitet 2019, 2015 dhe 2014, tha Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike të Bashkimit Evropian, Copernicus.
Viti i kaluar ishte viti më i nxehtë edhe për disa vende në Evropë, sikurse Britania e Madhe, Irlanda, Spanja, Franca, Italia dhe Portugalia. Vjeshta ishte gjithashtu e treta më e ngrohtë në histori.
Ishte viti i pestë më i ngrohtë në botë në rekord, me temperatura vjetore 0.3C mbi mesataren për 1991-2020 – rreth 1.2C mbi nivelet para-industriale.
Tetë vitet e fundit kanë qenë më të ngrohtat e regjistruara pasi bota është dëshmitare e efekteve të ndryshimeve klimatike./UBTNews/