Filmi i kosovares Kaltrina Krasniqi “Vera Dreams of the Sea” ka fituar çmimin “Premio per l’Inclusione Edipo Re” dhe çmimin “Female Authors Under 40” (Autoret gra nën 40 [vjet]) në Venecia nga asociacionet e regjisorëve dhe profesionistëve në Binealen e Venedikut.
“Për mënyrën se si ajo tregon përmes forcës së grave dhe marrëdhënien komplekse midis të vjetrës dhe të resë në një vend në rindërtim: fshatin dhe qytetin; patriarkalitetin dhe kërkesat e brezave të rinj. Regjia e saj e thur me saktësi dhe koherencë rrugën e një nëne dhe një vajze drejt aspiratës për drejtësi, duke sfiduar dhe bërë pyetje për të ardhmen e një shoqërie” u shpreh juria e çmimit “Autoret gra nën 40 [vjet]” me rastin e dhënies së çmimit.
Drejtoreshë e filmit është Kaltrina Krasniqi, skenariste Doruntina Basha, producent Shkumbin Istrefi derisa në role luajnë Astrit Kabashi, Teuta Ajdini, Alketa Sylaj, Refet Abazi, njofton Klan Kosova.
Vera, një grua e moshës së mesme, është një përkthyese e gjuhës së shenjave, e cila ka një jetë të strukturuar mirë: bashkëshorte e një gjykatësi të njohur, një nënë që jep mbështetje dhe një gjyshe e kujdesshme. Jeta e saj e qetë prishet nga vetëvrasja e burrit të saj dhe më pas ndiqet nga kërcënimet e burrave që pretendojnë se shtëpia e saj në fshat iu takon atyre.
Filmi është i zhanrit fiksion derisa titulli në origjinal është “Vera andërron detin”.