Qëllimet e Rusisë në Ukrainë mund të arrihen vetëm me mjete ushtarake, u tha gazetarëve të hënën zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
“Deri më tani, nuk ka parakushte për kalimin e procesit në një kurs paqësor”, tha Peskov.
“Për ne, prioriteti absolut vazhdon të jetë dhe do të mbetet gjithmonë arritja e qëllimeve tona. Tani ato mund të arrihen vetëm me mjete ushtarake”.
Kremlini e ka mbajtur këtë qëndrim për disa kohë.
Në fund të shkurtit, Kina publikoi një “plan paqeje” për Ukrainën, por Peskov tha se nuk kishte asnjë perspektivë paqeje.
“Operacioni special ushtarak vazhdon, ne po shkojmë drejt arritjes së qëllimeve që u vendosën”, kishte thënë ai në atë kohë./UBTNews/