Portali gjerman i ka kushtuar një artikull shqiptarit Zeçir Gashi, i cili ka shndërruar rimorkion e makinës së tij në një kazan plehrash në qytetin Nagold.
Meqenëse sasi të mëdha mbeturinash lihen gjithmonë në parkingun e shkollës profesionale të zonës pas fundjavave të takimeve të të rinjve, shqiptari Zeçir Gashi reagoi në mënyrë simbolike me veprimin e tij, në mënyrë që mbeturinat të mos lihen më në atë gjendje.
Gjesti i tij për ta kthyer rimorkion e makinës në një kosh mbeturinash është mirëpritur nga të gjithë.
“Kuti pica, paketime ushqimi të shpejtë dhe shishe qelqi bosh lihen pas çdo fundjave në parkingun e shkollës profesionale Nagold. Prej javësh kam vënë re që të rinjtë takohen këtu dhe pasi largohen me makinat e tyre mbeten të gjitha mbeturinat”, tregon Gashi, i cili jeton pranë kësaj zone dhe ky fenomen e ka shqetësuar.
Zeçir Gashi emigroi në Gjermani në moshën 15 vjeçare duke ndjekur babain e tij. Në vitet 2000 në Gjermani nuk kishte ende shoqata që të promovonin kulturën shqiptare në Gjermani dhe Gashi pa mundësinë për të ndryshuar diçka dhe e shfrytëzoi atë. Ai dëshironte që shtëpia e tyre e dytë, Gjermania të njihej me kulturën shqiptare./diaspora.al