UBT News

Venezuela pritet të ‘zhytet’ më thellë në diktaturë, Maduro që do të zgjasë sundimin 12-vjeçar

Venezuela duket se do të zhytet më thellë në diktaturë, pasi Nicolas Maduro po planifikon të zgjasë sundimin e tij 12-vjeçar, pavarësisht dyshimeve të forta për manipulim të zgjedhjeve presidenciale të vitit të kaluar. Sipas “The Guardian”, Edmundo Gonzalez, kandidati i opozitës që fitoi zgjedhjet, ka ikur nga vendi për të shpëtuar jetën e tij, duke u betuar se do të kthehet për t’u përballur me inaugurimin e Maduros të premten.

Ministri i Brendshëm venezuelas, Diosdado Cabello, e ka paralajmëruar Gonzalesin se ai do të arrestohet nëse kthehet në vend. “Eja, të presim”, ka thënë Cabello, duke provokuar për përballjen e mundshme.

Vëzhguesit ndërkombëtarë thonë se inaugurimi i Maduros përfaqëson një moment të rëndësishëm në rënien e një prej demokracive më të mëdha të Amerikës Latine. Pas zgjedhjeve të kontestuara të vitit 2024, të cilat opozita thotë se Maduro i fitoi përmes manipulimit, administrata e tij ka kaluar nga një autoritarizëm elektoral në një regjim mbyllur dhe autoritar. Politologu John Polga-Hecimovich e përshkruan Maduros si një diktator brutal që burgos kundërshtarët dhe mbikëqyr kolapsin më të madh ekonomik në historinë moderne të Amerikës Latine.

Në prag të ceremonisë, aktivistët kanë akuzuar qeverinë e Maduros për rrëmbimin e një numri të madh figurash opozitare, duke përfshirë dhëndrin e González, aktivistë të të drejtave të njeriut dhe politikanë të njohur. Kjo ka krijuar një “gjueti shtrigash” në të gjithë vendin.

Pavarësisht këtyre zhvillimeve, shumë besojnë se Maduro ka shanse të mbetet në pushtet, edhe pse situata mbetet e pasigurt për të ardhmen e Venezuelës./UBTNews/

 

Exit mobile version