BE-ja ka pasur sanksione kundër Venezuelës, përfshirë një embargo armësh dhe një ndalim udhëtimi dhe ngrirje të aseteve për dhjetëra zyrtarë, që nga nëntori 2017 – të rishikuara çdo vit.
Të hënën, Këshilli Evropian tha në një deklaratë se kishte vendosur “përjashtimisht të zgjasë masat e tij kufizuese vetëm për gjashtë muaj në vend të një viti, deri më 14 maj 2024”.
Ministria e Jashtme në Karakas u përgjigj në një deklaratë, duke e quajtur masën “arrogante dhe të paligjshme” dhe duke akuzuar bllokun për ndërhyrje në punët e tij të brendshme./UBTNews/