UBT News

Vendoset gurthemeli i çerdhës së re në Gjilan, investim i MASHTI-t në vlerë prej rreth 855 mijë euro

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavcin dhe Kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hysenin, vendosën gurthemelin e çerdhes së re në Gjilan.

Gurthemeli i çerdhës, e cila është e gjashta në komunën e Gjilanit në këtë mandat të Qeverisë, arrin koston e shumës rreth 855 mijë euro. Me afër 900 metra katrorë, kjo çerdhe ka kapacitet për 80 fëmijë dhe punimet e këtij projekti parashihen të përmbyllen për 12 muaj.

Me këtë rast tha se ky është lajm i mirë për Komunën e Gjilanit, për fëmijët dhe prindërit, pasi para qeverisjes aktuale, ka munguar kujdesi për fëmijët në kuptimin institucional dhe social.

Kur e kemi marrë pushtetin ekzekutiv, kemi ardhur në qeverisje të këtij vendi të cilin e kemi realizuar pas fitores së madhe të shkurtit të vitit 2021 nuk e kemi gjetur asnjë çerdhe në Gjilan të finacuar nga MASHTI. Gjithashtu, kur ka ardhur në pushtet ekzekutiv në Gjilan, Alban Hyseni, kur ka fillu qeverisja e mirë në komunën e Gjilanit, pas zgjedhjeve të vjeshtës së vitit 2021, këtu nuk ka pasur kujdes për fëmijët as në kuptimin institucional dhe as në kuptimin social. Prandaj, është ditë e lumtur për të gjithë qytetarët e Gjilanit”, tha ai.

Me këtë rast, kryeministri përgëzoi qytetarët, deputetët e pranishëm dhe aktivistët, për këtë ditë të shënuar në vendosjen e gurthemelit për çerdhen e gjashtë në komunën e Gjilanit.

Exit mobile version