UBT News

Vendos Qeveria, emëron drejtorin e ri të Shërbimit Sprovues

Në mbledhjen e Qeverisë, Arsim Tahiri është përzgjedhur në pozitën e drejtorit të Shërbimit Sprovues të Kosovës.

Propozimvendimi mori votat e të gjithë anëtarëve të kabinetit qeveritar. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se Tahiri do ta ketë një mandat katërvjeçar.

“Arsim Tahiri është përzgjedhur si propozim për emërim nga Ministria e Drejtësisë, prandaj më lejoni të ju njoftoj përkrahjen tonë ndaj Ministrisë së Drejtësisë që z. Tahiri të emërohet në pozitën e Drejtorit të Shërbimit Sprovues”, deklaroi ai.

Exit mobile version