UBT News

Vendimi për manastirin, Shoshi: E pafalshme humbja që Albini me armatën e tij ia bëri Kosovës

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë për Manastirin e Deçanit. Ajo e quajti të pafalshme, “humbjen” që kryeministri i vendit Albin Kurti ia bëri Kosovës.

“Vazhdoj të mendojë që duhet të ketë ETIKË edhe në politikë, madje të lartë! E pafalshme humbja që Albini me armatën e tij ia bëri Kosovës afër një dekadë drejtë anëtarësimit në Këshill të Evropës, liberalizim të vizave, e progresin drejt rrugës euroatlantike. PSE? Për kauza të rrejshme vetëm e vetëm me ardh në pushtet!”, ka shkruar ajo.

Tutje Musliu-Shoshi tha se në pushtet mund të vihet me gënjeshtra.

“Në pushtet edhe vjen me propagandë, e gënjeshtër POR me vazhdu me jetu me rëndesën e veprimeve tua që ja ke shkaktuar një populli është shkatërruese në masën që as pushteti i tillë nuk të duhet!”, përfundoi ajo.

Exit mobile version