Lidhja Demokratike e Kosovës do të dorëzojë sot, më 16 korrik, në Prokurorinë Speciale vendimin e djeshëm të Gjykatës Supreme. Dorëzimi do të bëhet në orën 11:30.
Bëhet fjalë për çështjen e arkave fiskale.
Veprimi i LDK-së vjen pasi Gjykata Supreme e ka shpallur të paligjshëm si dhe e ka shfuqizuar Udhëzimin Administrativ të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, për Shfrytëzimin e Pajisjeve Elektronike Fiskale, Sistemeve Fiskale dhe Softuerëve Elektronikë Fiskalë.
Rrjedhimisht, Supremja bëri të ditur se nxjerrja e akteve nënligjore apo udhëzimeve administrative nga ministrat që janë deputetë, është e kundërligjshme. Sipas gjykatës, gjithashtu shkel dispozitat kushtetuese.
Këtë vendim e ka kundërshtuar Qeveria në detyrë e Kosovës.